Ad imageAd image

Meta tregon ku u frymëzua: Ja përse e ndryshova nga LSI në ‘Partia e Lirisë’…

2 min lexim

 

Ish-Presidenti Ilir Meta tregoi në emisionin ‘Open’ se përse vendosi ta quajë partinë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.

Meta deklaroi se ka vendosur ta quajë kështu LSI-në pasi është cënuar liria dhe të drejtat e qytetarëve. Ai u shpreh se ky është një frymëzim që vjen nga populli i 2 marsit.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“E quajta Partia e Lirisë sepse këtu është cënuar liria. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve. Kjo është një frymëzim që vjen nga populli i 2 marsit.

 

Kjo forcë e re, përfshirë LSI-në e deritanishme dhe forcat e reja që duantë të gjejnë veten, janë frymëzuar nga populli i 2 marsit.

 

Përgjegjësia ime do të jetë për të organizuar brenda 2 muajsh Konventën përmbledhëse të ish-LSI, mendoj se jemi në një situatë krejt tjetër të rrethanave historike.

LSI e përfundoi misionin e saj për të zhbllokuar integrimin, çka e arriti përmes rrotacionit në 2005, pasi qeveria Nano po mbante peng Stabilizim Asociimit, atëherë e bëjmë para Serbisë e Malit të Zi.

Është e tmerrshme për popullin tonë dhe mua që ka 10 vite që Mali i Zi ka çelur negociatat dhe Shqipëria pati një çelje formale dhe do të jetë e vështirë të ecim.”-tha Meta.

Ndani këtë artikull