Ad imageAd image

Meta tregon pamjet: Qeveri, boll i vure zjarrin Shqipërisë!

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot me thirrjen drejtuar pushtetit: “Qeveri, boll i vure zjarrin Shqipërisë!” duke publikuar pamjet e zjarrit që kishte shpërthyer dhe po digjte gjatë gjithë natës, Malësinë e Tiranës.

“Flakët po shkrumbojnë sonte Malësinë e Tiranës, – shkruan Meta, pak pas mesnate, pasi kishte hyrë e mërkura . – Pavarësisht zjarreve të shpeshta, asnjë masë për parandalimin e tyre dhe mbrojtjen nga shkatërrimi të pasurive publike natyrore, që digjen për shkak të papërgjegjshmërisë dhe indiferencës shtetërore. Shtoni buxhetin për mbrojtjen nga zjarret, boll financuat inceneratorët! I gjithë shteti duhet të ngrihet në këmbë!” ka bërë thirrje ai

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull