Ad imageAd image

Meta uron Sulltan Novruzin: Lindje e shpresës, optimizën, rigjallërim!

1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot gjithe besimtarët për Festën e Sulltan Novruzit! Me nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, Meta e quan kete dite optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut.

 “Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”- uron Meta.

Mesazhi i Metës

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dashur miq,

Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!

Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

Ndani këtë artikull