Ad imageAd image

Meta: Vendimet e ERE dhe shantazhet e Ramës, tregojnë rënien e shtetit! Abuzime miliona euro

1 min lexim
 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘A Show’ komentoi krizën energjetike në vend, vendimet e qeverisë dhe ERE.

Meta tha se vendimet e kësaj të fundit dhe ato që shfuqizon apo shantazhon kryeministri Edi Rama, tregojnë se nuk ekziston shteti i së drejtës.

 
Vendimet e fundit që merr ERE dhe ato që shfuqizon dhe provokon dhe shantazhon kryeministri, tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës.
 
Bëhet lojë me qindra miliona euro, lojë me falimentimin e bizneseve apo familjeve, për dështimet në 10 vite të qeverisë në të gjithë sektorët, dhe sidomos atë energjetik.”-tha Meta.
Ndani këtë artikull