Ad imageAd image

Mosbindja civile/ Tym e flakë në Tiranë, qytetarët u vënë zjarrin koshave te plehrave dhe gomave

1 min lexim
 

Protestuesit demokratë të cilët janë ngritur në mosbindje civile kanë djegur gomat dhe u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në Tiranë, në ish-sheshin Shqiponja.

Mes demokratëve dhe efektivëve të policisë pati edhe përplasje fizike, ku këta të fundit provokuan protestuesit duke u afruar në drejtim të tyre.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, paralajmëruan policinë se nëse ndërhyjnë do të nisen drejt Surrelit. 

Ndani këtë artikull