Ad imageAd image

Nard Ndoka: Nëse nuk ikën Rama do ketë përplasje të mëdha

2 min lexim

Kryetari i PDK dhe deputeti i opozitws, Nard Ndoka i ftuar në studion e lajmeve të news24 ka thënë se mazhoranca e Shqipërisë është plot me skandale “Mazhoranca e vendit tonë është e mbushur plot me skandale.”

Ndoka tha se zgjidhja e vetme e problemeve është largimi i kryeministrit sepse ai është problemi kryesor.

“Duhet të largohet kryeministri ai është problemi kryesor. Është ai që mban të bllokuara të gjitha problemet në Shqipëri.

- reklamë -
Ad imageAd image

S’ka zgjidhje tjetër përveçse bllokimi total institucioneve nga ana e opozitës. Kudo në botë dhe çdo ditë flitet për Shqipërinë se prodhon drogë.”

Gjatë fjalës së tij deputeti foli edhe për Tahirin, ku tha se është e vështirë ta kapësh me fakte Ish-ministrin e Brendshëm, “Opozita ka bërë publike krimet e Tahirit, por është e vështirë të kapësh ministrin e Brendshëm me fakte pasi ai ka pasur në dorë çdo fakt.

Lufta është e qartë nuk janë shpifje çfarë flitet për Tahirin dhe PS-në, por janë fakte që dalin çdo ditë e më tepër.” u shpreh Ndoka.

Po ashtu kreu i PDK paralajmëroi se në ditët në vazhdim do të publikohen të tjera fakte mbi skandalet dhe aferat e qeverisë Rama.

 “Janë shërbimet e huaja ato që janë futur në lëvizje duke parë se dështimi i kësaj mazhorance, i këtij kryeministri është spektakolar. Disa ndërkombëtarë i ka fyer kryeministri jonë legjendar dhe është krijuar një konflikt i tillë”, u shpreh Ndoka.

Ndani këtë artikull