Ad imageAd image

‘Ndarja e politikës nga krimi’/ Basha: Reforma zgjedhore, emergjencë kombëtare

2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat menjëherë pasi BE vendosi të mos hapë negociatat me Shqipërinë, deklaroi se, një reformë zgjedhore mirëfilltë, është emergjencë kombëtare për vendin.

Sipas liderit të opozitës, kjo reformë duhet ti japë fund një herë e mirë për të patur një sistem si ky, ku 10 njerëz janë pronarë të gjithçkaje, qeverisë, prokurorisë, gjykatave, policisë, mediave, bregdetit.

 “Dua tju them me përgjegjësitë e reja, si kryetar i opozitës së bashkuar por edhe e shumicës që do ndryshimin, kjo nuk vjen as me një protestë e as me një reformë. E para dhe kryesorja, reformë zgjedhore që ta ndajë politikën nga krimi. Që ti japë fund një herë e mirë për të patur një sistem si ky, ku 10 njerëz janë pronarë të gjithçkaje, qeverisë, prokurorisë, gjykatave, policisë, mediave, bregdetit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Arrestimin e atyre që vodhën votat. Së dyti, sistem zgjedhor që përfaqëson dhe të pranuar nga të gjithë shqiptarët dhe ndryshime kushtetuese që bëjnë ndarjen mes pushteteve, të cilin Holanda e ngriti si problem.

Reforma zgjedhore sot është një emergjencë kombëtare. Një reformë që ia kthen qytetarëve të drejtën për të zgjedhur pushtetin që i qeveris dhe që ia merr pushtetin kur keqqeveris”, u shpreh Basha.

Ndani këtë artikull