Ad imageAd image

“Ndarja e pushteteve është e shenjtë”, Meta kujton mesazhin e tij të 11 viteve më parë: Asnjë kompromis

1 min lexim

Pasi presidenti Ilir Meta vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe të caktojë 13 tetorin si datë të re, mes institucionit që ai drejt dhe maxhorancës nuk ka pasur ‘paqe’.

Kreu i shtetit ka zgjedhur të reagojë sërish përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke publikuar një fjalim të tij të 11 viteve më parë, kohë kur drejtonte LSI-në. 

Në thelb të fjalimit të presidentit qëndronte fakti se parimi për ndarjen e pushteteve është jetik, duke marre shkas nga marrëveshja e PS-PD në 21 prill të 2008, ku u ndryshua Kushtetuta dhe në atë kohë Meta hyri në grevë urie.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit. Sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, jetik. Është vetë vija ndarëse midis demorkacisë dhe diktaturës”, thuhet në fjalimin e Metës, ndërsa ai shton: “Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull