Ad imageAd image

Ndërron jetë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright

1 min lexim

 

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-Sekretarja amerikane e Shtetit nën administratën Klinton, Madeleine Albright.

Albright ishte e para grua që mbajti postin e Sekretares së Shtetit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Madeleine Albright ka qenë figurë kryesore e administratës së Presidentit Bill Clinton, fillimisht duke shërbyer si ambasadorja amerikane në OKB, përpara se të bëhej Sekretare Shteti.

 

 

Ajo punoi për zgjerimin e NATO-s, këmbënguli që aleanca të ndërhynte në Ballkan, kërkoi të ndalej zgjerimi i armëve bërthamore dhe luftoi për të drejtat e njeriut dhe demokraci në të gjithë botën.

Kujtojmë që Madeleine Albright luajti rol në luftën për çlirimin e Kosovës nga ushtria vrasëse e Sllobodan Millosheviç dhe bombardimin e Serbisë nga NATO.

Ndani këtë artikull