Ad imageAd image

“Në ADN-në e Ramës nuk ka programim për shtetin ligjor dhe sistemin demokratik”

2 min lexim

Në shkrimin e botuar në rrjetin social linkedin, Martin Henze, kryetar i Komisionit të Transportit ne Këshillin Ekonomik të CDU-së gjermane, ka deklaruar se në ADN-në e Ramës nuk ka programim për shtetin ligjor dhe sistemin demokratik.

“Zoti Rama, i cili ende manipulon zgjedhjet, është akuzuar për bashkëpunim kriminal me mafien për falsifikimin e zgjedhjeve 2017; i cili është politikisht përgjigjës për shndërrimin e Shqipërisë në një narkoshtet, me shtypin e huaj që e quan qeverinë si qeveri e mafias, tha në fjalën e tij se gjendja jofunksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë si rezultat i reformës në drejtësi ishte një më tepër një pasojë pozitive e këtij procesi se sa dështim, dhe se fillimi i negociatave me Shqipërinë është vetëm fillimi i një rruge tjetër të gjatë në të cilën me siguri Shqipëria do të kishte sërish Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Pra zoti Rama thotë se shkatërrimi i shtetit ligjor e rrjedhimisht i sistemit demokratik, dhunimi i madh i Kushtetutës, është gjë e mirë për vendin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një deklaratë e paprecedent që nuk u kundërshtua nga përfaquesit e BE të pranishëm. Duket se kjo qeveri dhe mospërmbushja e kritereve të Kopenhagës prej saj përbëjnë një rrezik sigurie jo vetëm për kombin shqiptar por gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Duket se në ADN-në e zotit Rama nuk ka programim për shtetin ligjor dhe sistemin demokratik, garantimin e të drejtave të njeriut nga një Gjykatë e Lartë dhe Kushtetuese. Të premten në Tiranë u bë e qartë se nuk do të ketë negociata me këtë qeveri për hyrjen në BE. Nuk do të ketë hyrje të lirë në Bashkimin Evropiane”, shkruan ndër të tjera Henze.

Ndani këtë artikull