Ad imageAd image

Në prag të vizitës së Ramës, serbët heqin flamurin shqiptar nga rrugët e Beogradit

1 min lexim

 

Një grup të rinjsh në Beograd kanë hequr flamurin shqiptar nga rrugët e kryeqytetit serb.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku të rinjtë më pas kanë postuar dhe një video në rrjetet sociale.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Mediat serbe raportojnë se flamuri shqiptar ishte vendosur në disa shtylla afër ambasadës me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd në datat 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhë për “Open Balkan”.

Disa të rinjve nuk u ka pëlqyer kjo gjë dhe janë ngjitur në shtyllë për të hequr një prej flamujve shqiptarë, gjest që e kanë shoqëruar me sharje dhe fyerje.

 

Ndërsa gjesti realizohet nga disa adoleshentë siç duket në pamje një zë më i madh mashkullor dëgjohet qartë në regjistrim, duke i bindur fëmijët të përdorin fleksibilitetin e tyre dhe mundësinë për të ngritur njëri-tjetrin dhe kështu të arrijnë flamurin shqiptar.

Mediat serbe e kanë kritikuar një veprim të tillë duke thënë se “ky është një shembull klasik se si mbillet urrejtja përmes edukimit të brezave të ri”.

Ndani këtë artikull