Ad imageAd image

Negociatat/ Kurthi që Rama i ka ngritur Makronit*

1 min lexim

Edi Rama ka bindur socialistët europianë të bëjnë të pamundurën dhe të kundërvënë Këshillin Europian kurndër presidentit francez Emanuel Macron. Ai mendjemadh të cilin presidenti brazilian Bolsonaro që e bëri gazin e botës duke u tallur me moshën e gruas dy dekada më të madhe, duhet të marrë një mësim të mirë nëse këmbëngul të mos hapen negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë, u ka thënë Rama homologëve të vet gjatë lobimit që po bën në Bruksel.

Dhe për socialistët e kontinentit ai ka përgatitur një surprizë: nëse i lënë jashtë dy vendet do të krijohet destabilitet ka kërcënuar ai. Po cili është kulmi i destabilitetit sipas Ramës?

Duke u nisur nga fakti se Zaev, i cili gjendet përkrah tij, ka paralajmëruar dorëheqjen dhe rrëzimin e qeverisë, ai ka nisur një fushatë kërcënimi: Kujdes hapni negociatat edhe me Shqipërinë se  do e humbim këtë burrin dhe Maqedonia do të kthehet sërish në duart e filo rusëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pra, tani rrugët janë vetëm dy: ose të hapen negociatat ose të ikë koka e Zoranit,

*Kjo histori që nuk ka bazë reale mund të jetë shumë pranë të vërtetës të asaj që po ndodh në Bruksel.

Ndani këtë artikull