Ad imageAd image

Negociatat, media gjermane godet ashpër: Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin….

1 min lexim

Gazeta kryesore gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung sot në një artikull të korrespondentit Michael Martens mbi çellen e negociatave për BE nga Maqedonia argumenton se Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin çka ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë “mike” te Zoran Zaevit. Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave atëhere Rama do shtrojë  çështjen e Shqipërisë së Madhe pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera përfshi edhe ato të Maqedonisë.

Gazeta si dhe më parë përsërit se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e nivele të larta qeveritare ndërsa pë Maqedoninë, e cila arriti marreveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapercyeshme.

Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama po e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin

- reklamë -
Ad imageAd image
 Michael Martens, FAZ, 13/06/2019
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull