Ad imageAd image

“Negociatat u mbyllën, kryeministri bind veten para shtëpisë që digjet”

3 min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar për situatën e krijuar mbi vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Përmes një statusi në Facebook, Vasili shprehet ashpër kundër kryeministrit Rama duke e cilësuar atë si kryeministrin më të dobët dhe më të paaftë të Shqipërisë në të gjithë historinë e saj. Gjithashtu ai shkruan se ky kryeministër gënjeu kur tha se Europa kishte dhënë rekomandimin pa kushte për Shqipërinë.

Postimi i plotë

Negociatat dje u mbyllen, kryeministri bind veten perpara shtepise qe digjet.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kryeministri absolutisht me i dobet dhe me i paafte i Shqiperise ne te gjithe historine e saj u cmend perfundimisht.

I semure psikik tipik ai flet me vehten dhe sheh endrra se si u hapen negociatat qe u mbyllen per Shqiperine.

Eshte budallepsur krejt dhe budallenjte, qe ka perqark nuk i flasin dot.Nuk i kujtojne as budalleqet qe ka thene po vete.

Europa dje nuk i hapi negociatat.Europa vuri dje nje mal me kushte poshteruese por te verteta si krimi,trafiku i droges,mbrojtja e banditeve te inkriminuar te qeverise,zgjedhjet e vjedhura dhe dekapitimin e drejtesise

Europa nuk ofroi asnje mundesi te afert si psh dhjetori.Europa e coi problemin pas zgjedhjeve te saj te 2019 ku edhe ajo vete eshte e paqarte me vehten e jo më me Shqiperine.

Praktikisht trenin e Europes e humbem per shkak te nje te cmenduri ne krye te qeverise,qe do te ike por qe po i le pas vendit nje rruge te kompromentuar rende te integrimit europian.

Kushdo qe ka memorje te pergjumur qofte ne shqip por edhe ne anglisht po ju kujtoj cka thene kryederdimeni i qeverise ne parlament ne prill te 2018 per rekomandimin.

Rama ne parlament:

“KE nuk bën dhurata, morëm rekomandim te pastër e pa kushte. “Rekomandimi pa ekuivok i KE-së është një dëftesë që mishëron kryerjen e detyrave në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim.Më tej kryeministri shtoi:”Rekomandimi i KE-së, është dokumenti që tregon që ne i kemi bërë një për një të gjitha detyrat.”

Dje Shqiperia ka marre pergjigjen me te hidhur nga Europa dhe vetem nje i marre si ky kryeminister mund te qeshe si budalla kur shtepia ka marre flake anembane

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull