Ad imageAd image

Nën thirrjet “duam ujë” banorët mësyjnë UKT-në

1 min lexim

 

Banorët e një lagjeje në zonën e ish-qytetit të nxënësve në kryeqytet janë futur në godinën e UKT-së.

Ata protestojnë për mungesën e ujit në banesat e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, të shoqëruar nga kamera e Ora Neës, ata janë futur në godinën e UKT-së, por duke mos gjetur asnjë përfaqësues shtetëror.

Banorët kanë bërë thirrje “duam ujë” dhe “turp”, ndërsa janë munduar që të gjejnë një shpjegim për problemin e tyre.

Ata shprehen se bashkia nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi madje është shprehur se është problem i ndërtuesit.

Janë rreth 1200 familje të cilët vuajnë nga mungesa e ujit, kryesisht në muajt e verës.

Ndani këtë artikull