Ad imageAd image

‘Nënë e mbarë njerëzimit’/ Berisha: Shën Tereza për së gjalli i dha nder dhe emër kombit

1 min lexim
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar 7 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke theksuar se për së gjalli merioti titullin ‘Nënë e mbarë njerëzimit’.

 

‘Nderim dhe përulje me mirënjohjen më të thellë para Shenjtores shqiptare të Mëshirës dhe dhembshurisë, Shën Tereza, në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj’, shkruan Berisha në Facebook.

 
Postimi i plotë:
 
Nderim dhe përulje me mirënjohjen më të thellë para Shenjtores shqiptare të Mëshirës dhe dhembshurisë, Shën Tereza, në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj.
 
Shën Tereza për së gjalli i dha nder dhe emër kombit, më shumë se çdo shqiptar apo shqiptare. Me shpirtin e madh, dhembshurinë dhe përkushtimin ndaj më të vuajturve dhe më të braktisurve të kësaj toke, Shën Tereza për së gjalli meritoi titullin “Nënë e mbarë njerëzimit” për t’u shenjtëruar pas vdekjes 7 vite më parë.
 

 

Ndani këtë artikull