Ad imageAd image

Nëqoftëse shqiptarët nuk do të reagojnë menjëherë …

1 min lexim

Sistemi ynë po degradon me shpejtësi në autokraci. Lënia ne burg e kolegëve nga Librazhdi vetëm se i “zunë” rrugën Kryeministrit, është një tregues alarmi për drejtimin ku po shkojmë. Por nuk janë të vetmit, është dhe Florenc Hoxha e disa të tjerë, që mbahen pa asnjë bazë, vetëm se protestuan.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike, ku protestat, demostrimi publik i kundërshtisë janë pjesë e jetës së përditshme.

Kemi parë presidentë e drejtues të vendeve të fuqishme të “sulmohen” me vezë, me bojë, t’u bllokohen rrugët, t’u vihen pengesa, etj, por askush nuk është burgosur, më së shumti një gjobë e thjeshtë.

Tek ne ky regjim po implenton me të keqen, represionin, antidemokracinë, duke marrë modele dhe mbështetje nga autokracitë e Lindjes.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nëqoftëse shqiptarët nuk do të reagojnë menjëherë kjo mund t’u ndodhë të gjithëve nesër, kudo ku jetojnë e punojnë, në universitete, spitale, redaksitë e shtypit, medias vizive etj etj, ashtu siç po ndodh diku në Lindje.

Ndani këtë artikull