Ad imageAd image

” Nëse mbahen zgjedhje me 13 tetor, PD mazhorancë qeverisëse”

2 min lexim

Ish-deputetja, Albana Vokshi, thotë se opozitën nuk e ka penalizuar të qënit jashtë sistemit, por e ka forcuar atë.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora, Vokshi thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet, edhe me 13 tetor PD  dhe opozita është mazhorancë qeverisëse.

Vokshi: Mund të them pa frikë se PD dhe opozita e bashkuar është mazhorancë absolute. Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet për pak ditë, për pak javë apo me 13 tetor PD do të ishte fituese dhe një mazhorancë qeverisëse.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por që të mnbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme parakusht i demokratëve është largimi i Ramës dhe dalja e tij para drejtësisë.

Vokshi: Edi Rama së pari duhet të paraqitet para ligjit dhe pastaj tij çdo person që e ndihmon atë apo është pjesë e organizatës së strukturuar kriminale. Pa u dënuar çdokush që ka qenë pjesë e kësaj strukture krimninale nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita është e vendosur të vazhdojë jo vetëm me protestat, por edhe denoncimet.

Vokshi komentoi edhe kalimin e dosjes “184” në prokurorinë e Dibrës.

Vokshi: E vonoi sa mundi, pak kohë para se të ngrihej SPAK, Edi Rama po përpiqet të mbyllë të gjitha dosjet. E çoi “184” në prokuroinë e Dibrës, një prokurori periferike që nuk ka as kapacitete njerëzore as profesionale për të hetuar një dosje të tillë. Qëllimi i Ramës është varrosja e “184” para fillimit të SPAK-ut.

Ndani këtë artikull