Ad imageAd image

Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, vendimet e rëndësishme që do merren

1 min lexim

Partia Demokratike mbledh nesër këshillin kombëtar.

Ky takim i së shtunës i demokrateve në forumin e tyre më të lartë pas kuvendit Kombëtar vlerësohet i rëndësishëm për dy arsye kryesore.

Mbyllen zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, pasi anëtarët e këshillit votojnë nesër për kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm, sekretaret funksionale dhe drejtuesit e departamenteve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga këshilli kombëtar i PD pritet një vendim i qarte për aksionin e protestave që opozita ka deklaruar se do të ndërmarrë deri në objektivin e tyre madhor,  largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndani këtë artikull