Ad imageAd image

New York Post zgjeron përmasat e aferës “McGonigal”

1 min lexim

Spekulimet janë se Rama ende nuk është i sigurtë se çfarë mund të dalë nga dosja hetimore, prandaj hesht, sipas devizës se “çdo gjë që thua mund të përdoret kundër teje”.

Këtë ide e përforcon një shkrim i sotshëm i New York Post, media amerikane që zbuloi skandalin e emaileve të Hunter Biden, djalit problematik të presidentit amerikan Joe Biden.

New York Post ka analizuar kontaktet e Dorian Duçkës, këshilltarit pa pagesë të kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht përfaqësues i një konglomerati kinez, CEFC.

Dihet tashmë se Dorian Duçka ishte bashkë me Ramën, Agron Nezën dhe Charles McGonigal në takimin e parë në kryeministri në Shtator të 2017. Më vonë ai ndihmoi personalisht për udhëtimet e dëshmitarëve të dosjes “Muzin” duke bashkëpunuar me McGonigal.

Ndani këtë artikull