Ad imageAd image

Nga zgjatja e karantinës tek orari i caktuar i kalimit të kufirit, Greqia shtrëngon masat. Ja si do të lëvizet nga e hëna në Kakavijë

1 min lexim

 

Greqia i ka ashpërsuar edhe më tej masat ndaj Shqipërisë, për shkak të situatës nga koronavirusi.

Sipas mediave greke, qytetarët shqiptarë që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Greqia gjithashtu ka kufizuar edhe orarin e lëvizjes në 12 orë për udhëtarët, që duhet të kalojnë vetëm nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

Po ashtu thuhet se vetëm 400 shtetas shqiptarë në ditë do mund të shkojnë në Greqi brenda orarit të caktuar.

Këto masa hyjnë në fuqi nga e hëna e 1 marsit

Ndani këtë artikull