Ad imageAd image

Ngatërron datën e zgjedhjeve dhe puth Ramën, plasin memet në rrjet për Juncker (FOTO)

1 min lexim

Presidenti i KE-së është i njohur jo vetëm për shkak të postit të tij por edhe për shkak të gafave që bën nëpër takime dhe evente zyrtare.

Herë komentohet si i sëmurë e herë si i pirë, një herë tjetër desh i vuri flakën Zonjës së parë të Ruandës.

Kështu edhe gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin Edi Rama në Bruksel nuk kishte s’i t’i shpëtonte një tjetër gafe.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa po thoshte se zgjedhjet janë vendosur për në qershor dhe duhet të mbahen po atë muaj, Juncker tha në prill, por u detyrua të sqarohej pas korigjimit të kryeministrit Rama.

“Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill. (Qershor e korrigjon Rama). Po, domethënë, në muajin e fundit pas muajit të fundit… Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.”, tha ai duke u munduar për të tejkaluar situatën.

Kaq mjaftoi që rrjeti të mbushej me meme dhe presidenti në largim i KE-së të akuzohet se kishte pirë.

Në fund të konferencës së përbashkët për mediat, në vend të shtrëngonin duart, Juncker i është afruar Ramës për ta puthur.

Ndani këtë artikull