Ad imageAd image

Nis përlasja civile, në Shkodër grabiten materialet zgjedhore

1 min lexim

Një tjetër incident në Shkodër. Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e pallatit të Sportit në Shkodër, ku është vendosur KZAZ nr.2 dhe kanë marrë materialet zgjedhore.
Sipas të dhënave të para autorët janë larguar me tre makina. Ata janë përplasur me policinë bashkiake dhe policinë e Shtetit.

Nga dëshmitë e efektivëve të policisë, mësohet se personat në fjalë kanë shtyrë policët dhe kanë shpërthyer derën me mjete të forta. Pasi kanë marrë materialet zgjedhore janë larguar me shpejtësi.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull