Ad imageAd image

Nishani denoncon mediat pranë qeverisë: Po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut

1 min lexim

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas përgjimeve që publikoi sot PD-ja të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të dënuar me 7 vite e dy muaj burgim nga Gjykata Supreme në Itali.

Sipas Nishanit, mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti.

 “Skandali pason skandalin. Mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti. E keqja ka depërtuar shumë thellë”, shprehet ish numri 1 i shtetit, në një shënim në Facebook.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull