Ad imageAd image

‘Një shok nga sigurimi, një shoqe nga…’, ironia e Strazimirit për ‘antishpifjen’ e Ramës

1 min lexim

Deputeti Partisë Demokratike, Gent Strazimri, ka  ironizuarpërmes një postimi në ‘facebook’ deklarimin e kreut të qeverisë për hapjen departamentit antishpifje në selinë e Partisë Socialiste.

“Ringrihet Zyra e Dezinformacionit pranë Sektorit të Propagandës në KQ të Partisë”, shkruan Strazimri, duke shtuar se “në përbërje të tij do të jenë:

– 1 shok nga organet e Sigurimit

- reklamë -
Ad imageAd image

– 1 shoqe nga “shefet e kuadrit”

– 1 shok ose shoqe pararojë nga kooperativat bujqësore”.

Postimi i plotë:

Ringrihet Zyra e Dezinformacionit pranë Sektorit të Propagandës në KQ të Partisë nën emërtimin “Departamenti Antishpifje”!

Në përbërje të tij do të jenë:

– 1 shok nga organet e Sigurimit

– 1 shoqe nga “shefet e kuadrit”

– 1 shok ose shoqe pararojë nga kooperativat bujqësore

– 1 shok ose shoqe nga Këshillat Popullore

– 1 shok ose shoqe veteran/pensionit të nderuar nga Fronti

strazimiri

Ndani këtë artikull