Ad imageAd image

Njeriu i memeve në protestë ironi me Ramën: Ky talebani është fëmija im, mezi e mbajta…

1 min lexim

Protesta e nëntë e opozitës nuk pati as molotov dhe as dhunë, por risi e saj ishte dhe pjesëmarrja e fëmijëve. Një prej protestuesve ishte dhe Genc Sejko, i njohur në media si njeriu i memeve, i cili kishte marrë me vete dhe djalin e tij.

Ai ka postuar dy foto ku shfaqet bashkë me të birin, e për të cilin ironizon për përdorim dhune në protesta.

Ja çfarë shkruan Sejko:

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky talebani është djali im. Mezi e mbajta se donte të shkaktonte dhunë. I mora edhe shishen e qumështit se donte ta hidhte në drejtim të kryeministrisë. ‘Mos bëj gabim’ i thashë ‘se do të ndalojnë daljen nga Shqipëria’

Ndani këtë artikull