Ad imageAd image

“Nuk jemi lumë, jemi furtunë”/ Qytetarët në protestë para Kuvendit

1 min lexim

 

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, banorët e Paskuqanit janë mbledhur sot në një protestë para Kuvendit, për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.

Ndërkohë, një nga protestuesit në një prononcim për mediat, paralajmëroi se nuk do tërhiqen nga protesta e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nuk jemi lumë, jemi furtunë do vëmë para përgjegjësie të gjitha institucionet”-tha një ndër protestuesit.

 

Ndërsa një tjetër protestues tha se “Unë kam një thirrje për SPAK. Po ngrihet pallat pas pallati. Ku e kanë peshkun e madh?

Nuk ka peshk në breg të lumit.

Po deshën e zgjidhin, mjafton dëshira e mirë. Nëse nuk kanë dëshirë, nuk zgjidhet. Ne do detyrohemi ta përshkallëzojmë protestën. Unë sot kam lënë punën. Do iu bëj thirrje edhe familjarëve të mi, të lënë punën e të mbrojmë shtëpitë”.

Ndani këtë artikull