Ad imageAd image

Nuk ka të dhëna që sanksionet ndaj Rusisë po japin efekt

2 min lexim

 

Nga Nick Beake, BBC

Pavarësisht shpalljeve që kumbuan këtu në selinë e NATO-s: mbështetje për Ukrainën dhe vendosmëri për të ndëshkuar Rusinë financiarisht- unë sapo pata një informacion të kthjellët nga një zyrtar perëndimor që ishte në takimin e liderëve më herët.jepte ndonjë tregues se sanksionet kanë filluar të ndryshojnë mendjen e Putinit apo të ndikojnë në sjelljen e tij në luftën kundër Ukrainës.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Strategjia e NATO-s varet nga furnizimi i ukrainasve me armë, teksa presin që ndëshkimet e paprecedenta financiare të vendosura ndaj Rusisë ta bindin atë të ndalojë sulmin ndaj fqinjit të tij.

 

Por për miliona ukrainas- të zhvendosur, nën zjarr dhe duke fjetur në bunkerë për një muaj- kjo është pritja më e tmerrshme. Më shumë civilë do të vdesin ndërsa lufta vazhdon.

Drejtuesit e NATO-s këmbëngulin publikisht dhe në prapaskenë se po bëjnë gjithçka që munden për të armatosur Ukrainën, duke mos e përshkallëzuar konfliktin ose duke mos u përfshirë drejtpërdrejt- gjë që thonë ata, mund të ketë pasoja të tmerrshme.

Por më kujtohet një familje e re që e takova saktësisht një muaj më parë, thellë në rrugët e Kievit në strehën e një stacioni metroje, menjëherë pasi Rusia kishte nisur sulmin e saj.

Aleksandri, duke shtrënguar djalin e tij të vogël, më pyeti: “Kur do të na ndihmojë NATO?”

Shumë ukrainas duan më shumë mbështetje nga miqtë e tyre të fuqishëm perëndimorë, dhe e duan atë tani

Ndani këtë artikull