Ad imageAd image

Oerd Bylykbashi: Të gjitha partitë në votime me 13 tetor

2 min lexim

Demokratët, deri tani, nuk e kanë deklaruar zyrtarisht nëse janë të gatshëm të regjistrohen në zgjedhjet e 13 tetorit, Oerd Bylykbashi, flet në emër personal dhe thotë se detyrimi kushtetues duhet plotësuar nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, çka përfshin edhe PD.

“Respektimi i kësaj date, jo vetëm nga institucionet, por edhe aktorët politikë, përfshirë partitë politike është pjesë e kësaj. Zgjedhjet ndodhin kur respektohet shteti i së drejtës. Të themi atë që thotë OSBE-ODIHR, Zgjedhjet janë për zgjedhësit në radhë të parë, më pas janë edhe për partitë politike”, u shpreh ish-deputetit Bylykbashi.

Ditët e fundit, aleatët e Partisë Demokratike po bëjnë presion që Lulzim Basha të pranojë negociatat edhe me Edi Ramën kryeministër. Por çfarë mendon Bylykbashi për këtë?

- reklamë -
Ad imageAd image

“Unë nuk besoj se është çështje në emër të çfarë bëhet. Qëllimi primar është që shqiptarëve t’iu garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama ka treguar nga ana tjetër se është një njeri që tallet me marrëveshjen si koncept. Opozita është e gatshme ta mundë Edi Ramën në të gjitha kuadratet e betejës politike dhe jam i sigurt që forca jonë e mund Edi Ramën kudo qoftë” shtoi Oerd Bylykbashi.

Ish-deputeti demokrat e cilësoi një vendim të vështirë dhe të fortë, atë për djegien e mandateve. “Nëse do të jetë e drejtë apo jo kjo do t’i mbetet një gjykimi të mëvonshëm. Sigurisht që një grup parlamentarësh, një motor i jashtëzakonshëm politik, por mesa duket, për një pjesë ishte e nevojshme që të kthehej vëmendja tek një kauzë shumë e madhe si zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për këtë çështje duheshin vendime të forta”, tha për A2 CNN ish-deputeti Bylykbashi.

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta ftoi opozitën që të mos mjaftohet me distancime, por të jetë lojtare e zgjedhjeve duke u bërë pjesë e 13 tetorit.

Ndani këtë artikull