Ad imageAd image

Olsi Rama del nga SPAK: U pyeta si person në dijeni për dosjen e XIbrakës

1 min lexim
 

Olsi Rama ka dalë nga ambientet e SPAK pak çaste më parë ku qëndroi për gati 1 orë në zyrat ne Prokurorisë së Posaçme.

Rama është shprehur për mediat se është thirrur në SPAK si person i cili ka dijeni ëpr dosjen e Xibrakës. 

“Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar.

Do doja të më pyesnin akoma dhe më shumë. E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”

Kujtojmë se kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka bërë një denoncim publik me fakte sa i përket përfshirjes së Olsi Ramës në grupin e trafikantëve të kokainës në Xibrakë

Ndani këtë artikull