Ad imageAd image

Opozita kërkon shkarkimin e Xhafajt, mazhoranca ikën e tmerruar nga ‘Ligjet’

1 min lexim

Ashtu si ditën e djeshme, edhe sot, Partia Demokratike ka kërkuar në Komisionet Parlamentare shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputetë të PD-së ishin të pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku kanë kërkuar që Xhafaj të mos jetë më ministër, pas publikimit të audio-përgjimit të vëllait të tij, i cili është i dënuar për trafik droge.

Por mazhoranca e frikësuar nga gjendje e rëndë në të cilën ndodhet Qeveria e Edi Ramës, ku krimi, korrupsion dhe droga, kanë pushtuar Shqipërinë, kanë mbyllur mbledhjen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ka qenë Vasilika Hysi, e cila është detyruar që të mbyllë mbledhjen, pas debati të ashpra për Xhafajn, për të cilin thuhet se ka falsifikuar edhe nenin e ekstradimeve për të shpëtuar vëllain e tij.

Ndani këtë artikull