Ad imageAd image

Opozita zbulon dokumentin: Ruçi të anulojë votimin për Teatrin, ka shkelje

1 min lexim

Krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kërkojnë kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruçi të anulojë votimin e ditës së djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në letrën dërguar Ruçit, Spaho dhe Vasili shkruajnë se është votuar në mënyrë të jashtëligjshme me emrin e deputetit Vangjel Tavo.

 ‘Ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit, si dhe mund të krijojë bindjen se në listë mund të jenë si votues edhe deputetë të tjerë të cilët nuk kanë qenë të pranishëm’, thuhet kërkesën e Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit.

- reklamë -
Ad imageAd image

prova 2

prova 1

Ndani këtë artikull