Ad imageAd image

Organizuan rrëmbimin e dhunshëm të Metës, Proda takohet me Dumanin

1 min lexim
 
 

Një ditë pas rrëmbimit të dhunshëm të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kreu i Policisë së Shtetit është takuar me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Policia shpërndau një njoftim të shkurtër pas takimit. 

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton policia.

SPAK urdhëroi arrestimin e Metës, ndërsa policia ofroi një shfaqje skandaloze dhune në mes të rrugës.

Dumani u përpoq të lante duart, duke thënë se agjentët e BKH nuk janë përfshirë në aksion.

Kurse policia i mbrojti veprimet e saj të dhunshme duke thënë se Meta i kundërshtoi me fyerje.

Kjo gjë u mohua nga Sekretari Organizativ i PL, Artemis Peca, që ndodhej në makinë me Metën.

Ndani këtë artikull