Ad imageAd image

Pa Gjykatë Kushtetuese/ Basha: Të huajt, bashkëpërgjegjës për asgjësimin

1 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë si bashkëpërgjegjës për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në ‘Twitter’, Basha akuzon qeverinë për pastrimin e parave të pista, ndërsa bën përgjegjës edhe përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë për heshtje.

“Mos e humbisni këtë shpjegim të qartë se si kryeministri dhe Narco Mafia shqiptare përdorin shtetin e kapur për të pastruar paratë e drogës dhe korrupsionit, ndërsa fatkeqësisht, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Tiranë, bashkëpërgjegjës për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Basha.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull