Ad imageAd image

Pak para mbledhjes së Këshillit Politik, Basha takon aleatët, ja çfarë do diskutohet

1 min lexim

 

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të mbledhë pasditen e sotme aleatët, pak minuta para nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik.

Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve, raportoi për “BalkanWeb” se në takim pritet të diskutohet për ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimet që do të ketë opozita e bashkuar në tryezën e këshillit politik.

- reklamë -
Ad imageAd image

Opozita e bashkuar, e përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë rënë dakord për të diskutuar çdo çështje në Këshillin Politik por kanë dhënë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese.

Ndani këtë artikull