Ad imageAd image

Pala shqiptare i nënshtrohet Greqisë, Bushati- Kotzias fshijnë Çamërinë

2 min lexim

Ministri Bushati është takuar me homologun e tij grek Nikos Kotzias gjatë takimit të Tretë Ndërministror të Selanikut në Greqi. Takimet po bëhen jashtë vëmendjes së mediave duke shmangur edhe transparencën që kërkon vendimi i rendësishëm, ai i marrëveshjeve të përbashkëta midis dy vendeve që nga ndarja e detit e deri te ligji i luftës.

E ndërsa janë duke u diskutuar shumë pika të marrëveshjes, 55 neës.al mëson se pala shqiptare ia ka bërë më të lehtë diskutime palës greke, pasi kësaj të fundit nuk i duhet më të kundërshtojë për çështjen e çame.

55neës.al mëson se pala shqiptare nuk e ka përfshirë këtë çështje në kushtet e saj. Pala shqiptare është ëkshtu e pafuqishme ndaj asaj greke, duke iu nënshtruar diktatit helen.  Pak kohë më parë Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i thirrur në interpelance nga shefi i Çështjeve të Jashtme të Demokracisë së Re, Jorgos Kumutsakos, në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve të fundit me homologun shqiptar Bushati, ka deklaruar në parlament se në këto bisedime nuk është përfshirë aspak çështja çame.

- reklamë -
Ad imageAd image

Bisedimet janë fokusuar në çështjet bilaterale, në të cilat ka pasur mosmarrëveshje apo çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe ka vlerësuar se ka pasur progres substancial drejt gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për to. Por një ndër cështjet e pazgjidhura është ajo çame.

 

Çamëria-sot-nën-Greqinë-1.jpg

Ndani këtë artikull