Ad imageAd image

Palaço, kloun, arrogant, dhunues…/ Ish-deputetja shpërthen ndaj Ramës: Do ikësh si më i ziu…

2 min lexim

Ish-deputetja Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me dështimin e negociatave dhe qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama.

Doda shkruan se Rama mund të bëhet kloun, palaço, arrogant, dhunues, por nuk e ka ndërmend të iki.

“Gënje sa te duash, sfilo me daç me brekushe në daç me atlete… ti do ikesh si më i ziu sundimtar i këtij vendi sepse ke bilancin më të poshtër që mund të ketë një autoritarist e diktator…

- reklamë -
Ad imageAd image

Ti përzure popullin tënd nga atdheu e shtëpia e tij…

Kjo nuk do të falet kurrë në historine e këtij vendi. Ndaj çfarëdo forme të perdoret me ty për teë përzënë është legjitime”, shkruan Doda.

Postimi nga Mesila Doda

As që e ka në plan të iki.. mund të bëhet palaço, klloun, arrogant, dhunues çdo lloj gjëje që ju shkon në mendje po do ta mbajë pushtetin me thonj e dhëmbë sa të mundet.

Gënje sa te duash, sfilo me daç me brekushe në daç me atlete… ti do ikesh si më i ziu sundimtar i këtij vendi sepse ke bilancin më të poshtër që mund të ketë një autoritarist e diktator…

Ti përzure popullin tënd nga atdheu e shtëpia e tij…

Kjo nuk do të falet kurrë në historine e këtij vendi. Ndaj çfarëdo forme të perdoret me ty për teë përzënë është legjitime.

Ti je armiku më i egër i popullit tënd dhe ke uzurpuar me krim e para një vend që nuk të takon.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull