Ad imageAd image

Paloka: PD e përçarë për faj të Bashës, i shërbeu vetëm Ramës. ‘6 marsi’ u dha fund dilemave

3 min lexim

 

Deputeti i PD, Edi Paloka shprehe se forca e tij politike ndodhet në momentet më të vështira të saj.

Paloka në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda PD.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndër të tjera ai tha se zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, i dhanë fund dilemave për Lulzim Bashën, ndërsa shtoi se dorëheqjen e këtij të fundit e kanë kërkuar edhe deputetët që e mbështetën.

 

 

Edi Paloka: PD është në kushtet më të vështira që ka pasur ndonjëherë, fut kështu edhe vitin ’97. Sot kemi një çarje të nxitur nga Kryetari i partisë, dhe kjo e ka bërë situatën ende më të rëndë. 6 marsi i dha fund dilemave. Edhe ata që e besuan deri dje Lulzim Bashën sot mendoj se s’kanë më asnjë dilemë. Por për fat të keq edhe pas 6 marsit ne gjendemi në një situatë aspak të mirë për PD, sepse megjithëse Bashës i ka kërkuar dorëheqjen pasi është shkarkuar nga pjesa kryesore e PD. Bashës i është kërkuar dorëheqja nga deputetët e tij dhe Basha vazhdon të përsërisë në mënyrë të habitshme dhe të turpshme të njëjtën frazë.

 

Paloka tha se hapat që ndoqi Basha gjatë gjithë këtyre muajve i kanë shërbyer vetëm Edi Ramës.
Ky njeri me gjithë këto hapa që bëri, me gjithë këtë rrugë që ndoqi për ta çuar PD në përçarje i ka shërbyer vetëm Ramës.

I pyetur se a është Lulzim Basha peng i Edi Ramës, Paloka u shpreh: Të gjithë ne jemi të detyruar kemi apo jo fakte që të gjykojmë në bazë të veprimeve të gjithsecilit. Përderisa të gjithë veprimet e Lulzim Bashës çojnë ujë në mullirin e Ramës unë jam i detyruar ta pranojë këtë. Veprimet e tij na bëjnë të mendojmë se këtë zotërinë e detyrojnë të mbajë qëndrime të tilla.

Ai komentoi sërish zgjedhjet e 6 marsit, duke thënë se shumica e PD votoi Sali Berishën. Ndërsa shpallja “Non Grata” për këtë të fundit sipas tij është një veprim për t’i ulur kokën opozitës dhe për t’i dhënë fuqi Edi Ramës.

Edi Paloka: Ai “Non Grata’ mori partinë. Mbi 70% e demokratëve votuan kandidatët e atij “Non Gratës”. Non Grata e Berishës është një vendim i marrë ndaj PD, për t’i ulur kokën opozitës për t’i dhënë fuqi Edi Ramës që të mbretërojë në këtë vend, kjo është vërtetuar që nga 9 shtatori, jo vetëm një herë por më shumë se njëherë. 6 marsi vërtetoi se anëtarët e thjeshtë dhe elektorati i thjeshtë janë shumë më koshient për atë që ka ndodhur

Ndani këtë artikull