Në një kohë kur qeveria ka ndaluar daljen e të moshuarve nga shtëpia, kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se ka disa mënyrë për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie.
Në një komunikim me gazetarët (online) lideri i opozitës tha se një ndër këto propozime është dhe dhënia e parave cash në dorë.
“Ka disa mënyra se si mund të ndihmojmë të moshuarit. Duhet të jenë në qendër të vëmendjes. E pafalshme që të kenë mungesë likujditeti. Zgjidhja e menjëhershme është që të gjithë kenë likujditet. Të gjithë duhet të përfitojnë para cash nga paketa ekonomike. Një nga modelet që po përdoret në disa vende është caktimi i një orë të veçantë të daljes së moshave të treta. Ky është një model që s’ka pse mos të shqyrtohet. S’jam ekspert i kësaj fushe e s’marr përsipër të bëjë atë, por kjo moshë duhet të ketë vëmendje të duhur dhe pa burime financiare sic po shohim dhe dëgjojmë.”, pohoi Basha.
“Para cash nga paketa ekonomike, orar i veçantë për lëvizjen e tyre”, Basha: E pafalshme mungesa e likujditetit për të moshuarit
Ndani këtë artikull

