Ad imageAd image

Parlamenti Avdylajve ,Bajrave dhe Habilajve shkarkon kundershtarin e krimeve te tyre.

2 min lexim

Parlamenti Avdylajve ,Bajrave dhe Habilajve shkarkon kundershtarin e krimeve te tyre.
Ajo qe ndodhi sot ne parlamentin shqiptar nuk eshte vetem nje akt turpi , pasi ky nocion i fundit nuk vlen per ate lukuni analfabetesh, hajdute tokash dhe kllounesh. Ky eshte nje akt i rende ,ne rradhe te pare, ne dhenien e dores se fundit grushtit te shtetit qe ka nisur me pseudo-reformen ne drejtesi.

Partia shtet qe kriminalizoi cdo kapilar te republikes ,qe rrembeu cdo pushtet, duke bere qe republika te zhduket, sot drejton nje forme te shemtuar hibride e cila nuk eshte demokraci hibride, eshte diktature hibride. Diktaturat dhe format e shemtuara te saj qe i pjellin Mytsinger te koherave moderne si George Soros jane forma te rrezikshme pasi kamuflimi i tyre behet pas klisheve dhe terminologjive te rendesishme ne dukje si demokracia, shteti i se drejtes,reforme, te drejtat e njeriut. Por keto te fundit kthehen ne arme ne duart e qenieve-hibride te katapultuar ne pushtet per interesa anti-kombetare .

Kjo eshte panorama dhe backgroundi i vendimit te parlamentit sot per Ilir Meten, por eshte e dhimbshme deri ne palce, jo me qesharake kur shikon lukunine e kllouneve dhe lenden njerezore ne ate pseudo-parlament ku jane ne dore fatet e vendit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kur kreun e shtetit e shkarkon një qeveri që vjedh zgjedhjet atëherë do të thotë se Ilir Meta ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë.

Kur Presidentin e shkarkon një qeveri e lidhur me krimin atëherë do të thotë se Ilir Meta ka luftuar krimin.

Kur Presidentin e shkarkojnë hajdutët e inceneratorëve do të thotë se Ilir Meta ka qenë kundër vjedhjes.

 

Ndani këtë artikull