Ad imageAd image

Partosh: Londra sanksionoi Berishën pse doli kundër Ballkanit të Hapur

2 min lexim

 

Analisti britanik, Gabriel Partosh, deklaroi para disa ditësh se vendimi i Londrës për të sanksionuar kryetarin demokrat, Sali Berisha, nuk ka lidhje me korrupsionin.

Sipas tij, kjo lidhet me qëndrimin që ka mbajtur Berisha kundër Serbisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edhe në një intervistë për Report TV, Partosh thotë se Britania e Madhe e mori vendimin kundër Berishës pasi ai ka dalë kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

 

“Retorika nacionaliste e zotit Berisha, që kërkon të minojë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të rritur bashkëpunimin rajonal përmes nismës Ballkani i Hapur me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, konsiderohet gjithashtu në Londër si një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në një kohë kur pushtimi rus i Ukrainës ka rritur tensionet gjeopolitike në të gjithë Evropën, dhe kur Kina është e zënë duke u përpjekur të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, Britania e Madhe së bashku me SHBA-në dhe BE-në është e vendosur të kundërshtojë aktivitetet që konsiderohen si kërcënim për stabilitetin rajonal. Lëvizja e fundit e Mbretërisë së Bashkuar tregon gjithashtu solidaritetin e saj me SHBA-në, e cila vendosi sanksione të ngjashme ndaj zotit Berisha në maj të vitit të kaluar”, tha Partosh.

 

Kujtojmë se nisma e Ballkanit të Hapur është iniciuar nga miliarderi ultra-majtist George Soros, ndërsa i biri shfaqet vazhdimisht në çdo takim të kësaj nisme

Ndani këtë artikull