Ad imageAd image

Pas firmosjes së koalicionit opozitar, Basha: Ka ardhur koha të ndryshojmë

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket i kënaqur me marrëveshjen e arritur me 13 parti të tjera për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Madje, përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati shprehet i bindur se më 25 Prill koalicioni “Aleanca për Ndryshim” fiton.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ka ardhur koha të ndryshojmë. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton“, shkruan Basha.

 

Partitë që do të marrin pjesë në koalicionin opozitar:

1. Partia Demokratike Lulzim Basha

2. Partia Republikane Fatmir Mediu

3. Partia Agrare Ambientaliste Agron Duka

4. Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi

5. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi

6. Partia Demokristiane Nard Ndoka

7. Partia Fryma e Re Demokratike Bamir Topi

8. Partia e Ballit Kombëtar Artur Roshi

9. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule

10. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova

11. Partia Bashkimi Demokrat Ylber Valteri

12. Partia Mendimi i Djathtë Liberal Mustafa Lici

13. Partia Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami

14. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia

Ndani këtë artikull