Ad imageAd image

Pas ngushëllimeve në familjen Avdia, Berisha nuk i mban dot lotët

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkuar sot në familjen e 7-vjeçares së ndjerë, e cila humbi jetën si pasojë e goditjes nga skafi me drejtues Arjan Tasen në detin e Potamit të Himarës.

Pasi ka dalë nga banesa e familjes së ndjerë, Berisha nuk ka mbajtur dot lotët.

- reklamë -
Ad imageAd image

Më pas, Berisha ka dhënë një prononcim për mediat ku ka thënë se ky akt është kryer nga një njeri i qeverisë, duke iu referuar dhe detyrës si polic që mbante drejtuesi i mjetit, Arjan Tase.

Ai e konsideroi xhelat komisarin që aksidentoi për vdekje vogëlushen

Ndani këtë artikull