Ad imageAd image

PD, 3 mijë emra për kandidatë.Zbardhen disa nga pyetjet e pyetësorit

3 min lexim

 

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike një ditë pas konstituimit të tij miratoi këtë të mërkurë metodologjinë e punës. Organi vlerësues për ekipin e ri të PD-së do duhet të kalojë në filtrimin e tij mbi 3 mijë propozime të mbërritura nga baza. E mërkura shënon fazën e parë të punës pasi anëtarët e komisionit nisin nga sot shqyrtimin e raporteve të mbërritura në selinë blu nga grupet e punës ku janë renditur të dhëna të përgjithshme mbi kandidatët, si arsimimi, puna aktuale edhe ajo e mëparshme si edhe të dhëna mbi angazhim politik të deritanishëm.

E njëjta procedurë është ndjekur edhe nga kandidatët e vetëpropozuar të cilët krahas këtyre të dhënave kanë dorëzuar tek grupi punës edhe firmat mbështetëse. Kandidatët të cilët kalojnë fazën e parë do duhet të plotësojnë një tjetër formular këtë herë më të detajuar, i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, pasi kërkohen të dhëna nëse kanë dënime të formës së prerë si brenda dhe jashtë vendit apo nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pyetësori parashikon edhe të dhëna të pazakonta pasi kandidatëve u kërkohet të listojnë 3 kolege apo shokë dhomë në universitet, të cilat kanë dijeni për jetën e tyre private. A jeni konsultuar ndonjëherë me psikolog për shëndetin tuaj mendor dhe emocional apo jeni trajtuar në spital për probleme të tilla? A keni konsumuar alkool në punë deri në atë masë sa t’iu ketë sjellë probleme si në jetën private ashtu dhe atë profesionale dhe a mendoni se mund ta konsumoni edhe në të ardhmen? Janë dy nga pyetjet e radhës që duhet ti përgjigjen personat, të cilët aspirojnë të bëhen deputet në siglën e PD. Informacioni mbi pasurinë nëse është vënë në mënyrë të jashtëligjshme apo mbi familjarët e afërt janë të tjera të dhëna të kërkuara në formularin e vetëdeklarimit mbi figurën dhe integritetin e kandidatëve. Deklarimi i rremë apo refuzimi i plotësimit të disa prej pyetjeve parashikon skualifikim të kandidateve nga procesi. /TCH/

Ndani këtë artikull