Ad imageAd image

PD:Banorëve të Pezë Helmësit po iu dëgjohet zëri pas denoncimit, jo më mësim në Vaqarr me 4 turne

1 min lexim

 

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se banorëve të Pezë Helmësit po iu dëgjohet zëri pas denoncimeve që ata kanë bërë në lidhje me mbarë-vajtjen e mësimit.

Zhupa sqaron se shkolla në Pezë Helmës ishte dëmtuar nga tërmeti, ndërsa Bashkia Tiranë ka kthyer sytë nga institucioni arsimor dhe ka hapur atë, vetëm pasi banorët kanë protestuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për Zhupën, zgjidhja e këtij problemi pas protestave dhe denoncimeve, bën që banorët e këtyre zonave të shkojnë në shkollë në Pezë Helmës dhe jo në Vaqarr, ku bëhet mësim me 4 turne.

https://www.facebook.com/100024358483872/videos/836019677219974/?extid=ZbWOexMC2GLFgui6

Postimi i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa:

Jam e lumtur që mundem ti ndihmojmë tju dëgjohej zëri banorëve të Pezë Helmes dhe të kthente sytë Bashkia Tirane që e ka për detyrë për ti gjetur zgjidhje.

Nga e hëna fale protestes, nxënësit e Pezë Helmes kanë një zgjidhje të përkohshme ne shkollën “Vellezerit Kajtazi” dhe jo me 4 turne si në Vaqarr që ju kishin dërguar orarin dhe ndarë klasat

I kishte lënë në harresë Bashkia Tiranë dhe u kujtua vetëm pasi shkuam ne edhe i takuam dhe ngritën zërin banorët për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ndani këtë artikull