Ad imageAd image

PD e Durrësit pro ’11 dhjetorit’/ Berisha bën thirrje: Të na bashkohen të gjithë delegatët

1 min lexim

 

Dega e PD në Durrës, në qytetin e dytë më të madh në vend, është në favor të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Në shumicë ata kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit.

Artin Bajramaj, kryetar i FRPD në Durrës tha se 60 përqind e kryesisë dhe 75 përqind e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në total janë 207 nga 275 delegatë

- reklamë -
Ad imageAd image

Kurse Dritan Burgija, nënkryetar i PD në Durrës, tha se në Kuvend do të vijnë edhe më shumë delegatë nga sa kanë firmosur.

 

 

Duke postuar videon e tyre, ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje të gjithë delegatëve që të bashkohen në Kuvendin e 11 dhjetorit.

 

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të Degës Durrës për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne, në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!” shkruan Berisha

Ndani këtë artikull