Ad imageAd image

PD kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në Shkodër, vendimin e KAS e ankimon në Kolegjin Zgjedhor

1 min lexim

 

Partia Demokratike nuk ndalon në luftën e saj për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. PD-ja ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për qarkun e Shkodrës.

Pak ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD-së për të shpallur pavlefshmëri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në qarkun e Shkodrës.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Mësohet se shqyrtimi i kërkesës së PD-së do të bëhet me 10 qershor ora 11:00. Po ashtu, Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS edhe për qarkun e Durrësit

Ndani këtë artikull