Ad imageAd image

PD-prokurorisë: Po përdoreni nga Edi Rama, deklarimet tona janë ‘Ok’

1 min lexim

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së pa precedentë të prokurorisë, e cila sot nxori konkluzione ende pa arritur në fund hetimi.

Sipas PD-së, Prokuroria po përdoret nga Edi Rama në mënyrë politike, ndërsa deklarimet e selisë blu janë në rregull.

Ja reagimi i Partise Demokratike

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.

Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.

Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull