Ad imageAd image

PD publikon videon/ Policia nuk lejon gazetarët të hyjnë në parlament

1 min lexim

Partia Demokratike akuzon policinë se nuk lejon qytetarët të lëvizin lirshëm. PD ka nxjerrë edhe videon ku duken masat e marra nga policia dhe kordonët e vendosur mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme.

Sipas PD, policia iu merr kartat e identitetit qytetarëve.

 “Tirana ne shtetrrethim! Qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në rrugët e kryeqytetit. Qindra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë”, deklaron PD.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia ka angazhuar rreth 800 efektivë policie sot për protestën e lajmëruar nga opozita e bashkuar para parlamentit.

Po kështu PD akuzon policinë se po pengon mediat të hyjnë në Parlament. “Qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetët e PS që po hyjnë në sallë një orë e gjysmë para seancës, thotë PD.

Ndani këtë artikull