Ad imageAd image

PDIU: Të hapen menjëherë objektet e kultit

2 min lexim

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nëpërmjet një deklarate i bën thirrje qeverisë që të hapë objektet e kultit, të mbyllura për shkak të pandemisë. Sipas PDIU ‘sekti Rilindje’ duhet të ndahet nga parardhësit e saj.

“PDIU i bën thirrje Regjimit të facebook të hapen urgjentisht Institucionet e Kultit dhe të bëhen protokollet e hapjes së tyre në bashkëpunim me ekspertët e epidemiologjisë. 

Shumë vende europiane dhe vende fqinje janë shumë pranë hapjeve me protokoll të objekteve të Kultit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Tek ne ajo që ndodh është paradoksale, fitohet vetëm kohë pa asnjë zgjidhje. Shqiptarët duhet që edhe për tek Zoti i Universit, t’i drejtojnë sytë nga zoti që quan veten zot,faraon.

Të fitosh kredo politike mbi ndjenjat e besimtarëve, duke ua mohuar besimin, për t’ua shitur më pas të drejtën e besimit të garantuar me kushtetutë, si një arritje e qeverisë, tregon se propaganda e këtij njeriu nuk ka kufij.

Është e pa pranueshme që po hapen parukeritë, Qendrat Tregtare, baret, restorantet dhe futbolli, e jo shtëpitë e Zotit!

PDIU i bën thirrje sektit të “Rilindjes” të hapë institucionet e kultit dhe të shkëputet nga trashëgimia e paraardhësve të  tyre, që prishën Kisha e Xhamia në vitin e mbrapshtë 1967.

Për këtë arsye Shqipëria u kthye në vendin e vetëm ateist në botë, që zëvendësoj Zotin me regjimin një partie dhe Enver Hoxhën, pasoja që po i vuajmë akoma edhe sot.

E drejta e ushtrimit të besimit dhe institucionet e Kultit janë më të rëndësishme se parukeritë, qendrat tregtare, baret apo restorantet,”-thotë PDIU. 

Ndani këtë artikull